Limaj uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve
24 dhjetor 2017
| 11:38
Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Ai ka thënë se harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi. “Shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim”, ka thënë .
Postimi i plotë i Limajt:
Urimi i kryetarit Limaj për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve
Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie.
Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë tradite ta kultivojmë edhe në vitet në vazhdim.
Për shumë mot Krishtlindjet! Urime! FL