Limaj uron besimtarët ortodoksë
06 janar 2019
| 14:16
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Sipas Limajt kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.
“Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë! Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar!”, ka uruar Limaj.
/Epoka e re/