Limaj uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
28 prill 2019
| 09:47
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë për Pashkët, me shpresën se kjo festë e shenjtë t’i gjejë në gëzim bashkë me të afërmit e tyre.
“Lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës. Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë. Për shumë mot Pashkët ortodokse!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.