Limaj uron ditën e çlirimit të Malishevës
16 qershor 2020
| 14:33
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar qytetarëve të komunës së Malishevës Ditën e Çlirimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë ditë me krenari kujton më meritorët për çlirimin e Malishevës dhe Kosovës, dëshmorët e kombit!
Postimi i plotë i Limajt:
Të gjithë bashkëvendësve të mi të komunës së Malishevës ua uroj 16 qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë̈ me krenari më meritorët për çlirimin e Malishevës dhe Kosovës, dëshmorët e kombit!
Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Urime Dita e Çlirimit, Malishevë!
(M.K / Epoka e re)