Limaj uron Kastratin me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit
01 dhjetor 2021
| 20:27
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot e ka vizituar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin, të cilin e ka uruar me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës.
Kryetari Limaj e ka uruar dhe i ka dhënë mbështetje të pa rezervë kryetarit Kastrati, në drejtimin e Komunës në katër vitet e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pasi i ka falënderuar për vizitën, kryetarin Limaj, është zotuar se do të punoj dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Me përkrahjen tënde dhe të kësaj ekipe fantastike, me vullnet e përkushtim të madh do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e Malishevës dhe qytatarëve tanë, pa dallim”, ka thënë kryetari Kastrati.