Limaj uron muajin e Ramazanit
23 prill 2020
| 20:31
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Kosovës ua ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.
“Uroj që ky muaj, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje dhe të shërbejë për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Limaj ka shkruar se ky muaj i shenjtë e gjen Kosovën dhe botën duke u përballë me pandeminë COVID-19.
“Agjërim të lehtë”, ka përfunduar Limaj.