Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit: Qeveria do të përkushtohet për arsim më të mirë
Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.
“Të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar urimet më të mira për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm shkollor. Një urim i veçantë për fatosat të cilët sot nisin rrugëtimin e tyre të zënies së diturisë në një etapë të re të jetës së tyre”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, në funksion të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.
“Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës dhe i ministrit Bytyqi, mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit”, ka thënë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.