Limaj uron punëtorët për 1 majin, thotë se institucionet do të krijojnë kushte më të mira
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, të gjithë punonjësve të vendit ua uron 1 majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shpreh përkushtimin që të krijojnë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.
Postimi i plotë i Limajt:
Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.
Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.
Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!
FL