Limaj uron qytetarët e Malishevës për Ditën e Çlirimit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të Komunës së Malishevës.
Limaj ka thënë se sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.
“Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit. Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Të nderuar bashkëvendës
Sot, është një ditë e veçantë për qytetarët e Komunës së Malishevës. Sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit.
Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Urime Dita e Çlirimit!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!