Limaj uron qytetarët në 12-vjetorin e Pavarësisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12-vjetorin e Pavarësisë.
Limaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.
“Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.
Kreu i Nismës ka thënë se sot si cdo ditë tjetër, sjellim në kujtesën tonë mundin dhe sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për ta realizuar ëndrrën tonë shekullore.
Ish zv-kryeministri i Kosovës u ka shprehur mirënjohje edhe miqve ndërkombëtar të cilët e kanë ndihuar vendin tonë në cdo etapë të shtetndërtimit.
Postimi i plotë i Limajt:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot mbushën 12 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.
Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë.
Ne, sot si çdo ditë tjetër sjellim në kujtesën tonë mundin dhe sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për të realizuar ëndrrën tonë shekullore.
Në këtë ditë historike shprehim mirënjohje dhe u jemi përherë falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në çdo moment kanë qenë krah mbështetës në rrugëtimin tonë drejt Pavarësisë dhe si shtet, e që fatmirësisht si të tillë vazhdojnë të jenë.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Urime 12 vjetori i Pavarësisë!
FL