Limaj uron qytetarët për 21-vjetorin e çlirimit të vendit

12 qershor 2020 | 10:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës në 21-vjetorin e çlirimit të vendit.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se më mëritorët për lirinë e vendit janë dëshmorët e kombit në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Ai ka thënë se 21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.

Kreu i Nismës ka falëndëruar miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me ShBA-të dhe NATO-n të cilët u rrështuan në krah të Kosovës në momentet më vendimtare.

Urimi i plotë i Limajt:

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

Në 21 vjetorin e çlirimit të vendit kujtojmë sot më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e Kombit.

Kujtojmë me pietet kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit.

21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.

Në këtë ditë hiostorike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare.

Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e…