Limaj uron qytetarët për ndërrimin e moteve
Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët më rastin e ndërrimit të moteve.
Limaj në mënyrë të veçantë ka uruar të gjithë ata që ndërrimin e moteve do ta presin në vendin e punës.
Urimi i plotë i Limajt:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në emër të Nismës për Kosovën dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ua uroj ndërrimin e moteve.
Uroj që Viti i Ri të na sjellë më shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në secilën familje të Kosovës. Po punojmë që viti i ardhshëm të jetë vit ku qytetarët e Kosovës ta kthejnë besimin në shtetin e vet.
Viti që po e lëmë pas ishte vit i sfidave të mëdha për Kosovën. Me nismat që i kemi ndërmarrë në tre muajt e fundit, presim rezultate konkrete vitin e ardhshëm, rezultate të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Urime të veçanta të gjithë atyre që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës. Edhe njëherë të gjithë juve qytetarë të Kosovës, kudo që jeni, në atdhe e jashtë tij, Gëzuar 2018!
Qoftë vit i mbarë për Kosovën!