Limaj vazhdon edhe sot aktivitetet partiake
16 qershor 2018
| 10:47
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do t’i kthehet sot sërish terrenit.
Limaj në ditën e dytë të Bajramit do të jetë në Vushtrri dhe Skenderaj. Vizitat e Limajt në teren janë të ndërlidhura me mbajtjen e Kuvendeve të Punës nëpër degët e Nismës Socialdemokrate.
Pikërisht sot, degët e Nismës në Vushtrri dhe Skenderaj do t’i zhvillojnë Kuvendet e Punës.
Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur një serë kuvendesh nëpër degët e saj anëkend vendit.
Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës.
Në anën tjetër, analistët i kanë lidhur vizitat e Limajt nëpër degë si mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.