Limaj: Vdekja e 15 maturantëve ishte humbje e madhe për të gjithë shqiptarët
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15-vjetorin e vdekjes tragjike të 15 maturantëve të Komunës së Malishevës të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.
Ai ka thënë se vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët.
Sipas Limajt, ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë
“Në 15-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuar derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Në këtë 15-vjetor rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/