Limaj: Vdekja e hershme e Mejdiut, humbje e madhe
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Gallapeni me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre Mejdi Gallapenit, i cili ishte edhe zyrtarë i lartë i kësaj partie.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim, Mejdi Gallapenit. Mejdiu ishte njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e Nismës Socialdemokrate në Suharekë. Vdekja e hershme e Mejdiut është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë ata që e kanë njohur Mejdiun. Do ta kujtojmë përherë si një intelektual dhe një burrë i urtë e shumë punëtor me plot energji pozitive. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Nismës Socialdemokrate. Prehu në paqe miku im!”, është thënë në telegramin ngushëllues të Limajt.
Mejdi Gallapeni ishte drejtor në Drejtorinë e Inspektoratit në Suharekë.