Limaj: Vdekja e Leze Qenës, humbje e madhe
25 mars 2020
| 12:31
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e Leze Qenës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe për vendin.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Lezja me rolet e saj të shumta në teatër dhe seriale vendore ajo fitoi zemrën e publikut.
“I trishtë lajmi për vdekjen e aktores së mirënjohur, Leze Qena. Me rolet e saj të shumta në teatër dhe seriale vendore ajo fitoi zemrën e publikut. Vdekja e Lezes është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe për vendin. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Qena, komunitetit artistik dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë. U prehsh në paqe, Leze!”, ka shkruar Limaj.
/Epoka e re/