Limaj: Vdekja e regjisorit Bekim Lumi, humbje e madhe për shtetin e Kosovës
30 korrik 2018
| 10:38
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen e regjisorit, Bekim Lumi, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së hënës.
Limaj ka thënë se ky lajm e ka pikëlluar atë.
Sipas Limajt, vdekja e hershme e regjisorit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe bashkëpunëtoret e tij, por është humbje e madhe edhe për artin Universitetin e Prishtinës dhe shtetin në përgjithësi.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lumi, studentëve të gjithë atyre që e kanë njohur Bekim Lumin.
U prehsh në paqe, Bekim”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e Limajt.