Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës
17 janar 2021
| 13:01
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 39-vjetorin e vrasjes së tyre.
Me këtë rast, Limaj ka thënë se vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, kanë trasuar rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës
“Sot 39 vite më parë ranë heroikisht veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare. Populli ynë, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e madh në çështjen kombëtare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.