Limaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë së Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar veprimtarët e hershëm të lëvizjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, me rastin e 37-vjetorit të rënies së tyre.
Limaj ka thënë se këtë veprimtar kanë trasuar rrugën e lirisë së Kosovës.
“Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës. Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/photos/a.732618216762991/2372819356076194/?type=3&theater