Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, trasuan rrugën e lirisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 36-vjetorin e rënies se vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.
Limaj ka thënë se 36 vite më parë, Kosova humbi tre intelektualë e veprimtar të mëdhenj të çështjes kombëtare.
Kryetari Limaj ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka dërguan një stad tjetër përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.
“Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës. Ndonëse kanë kaluar 36 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gervalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e kryetarit Limajt.