Limaj: Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjitha forcat politike që përmes dialogut kanë ardhur deri te vendimi i përbashkët për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
I falënderoj të gjitha forcat politike që përmes dialogut kemi ardhur deri te vendimi i përbashkët për ta votuar demarkacionin.
Le të na shërbejë ky si shembull se vetëm përmes dialogut, transparencës dhe respektit dhe duke pasur në qendër interesin e vendit, ne së bashku mund t’i tejkalojmë me sukses edhe shumë sfida që na presin.
Java e ardhshme do t’i sjellë Kosovës shumë lajme të mira të cilat kanë munguar për vite.
Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira.
Po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediet dhe opinionistët të cilët gjatë kësaj kohe kanë luajtur rol të madh që të arrijmë në këtë moment.