Limaj: Vendin e presin vendime të vështira dhe sfida të rënda, andaj duhet unitet

18 janar 2024 | 20:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ky vit po nis me koordinim dhe bashkim në energji të reja dhe punë të mira.

Në pritjen tradicionale të AAK-së për fillimvit, ku Nisma tashme ka lidhur koalicion me AAK-në, Limaj ka theksuar se vendin e presin punë të vështira, vendime të vështira dhe sfida të rënda.

“Besoj që me pjekuri, përvojë dhe angazhim të të gjithëve së bashku do t’ia arrijmë, edhe ta ruajmë kursin e Kosovës, partneritetin por edhe t’i realizojmë objektivat tona për këtë republikë demokratike. Ne ndihmi krenar që Kosovën edhe pse si shtet i ri kemi arritur që ta bëjmë një demokraci funksionale. Me shumë sfida e probleme, kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës, meritë e intelektualëve të Kosovës, elitës politike kosovare, të cilët një demokraci të re e kanë bërë funksionale se kushdo tjetër në rajon. Ne duhet ta ruajmë dhe zhvillojmë këtë demokraci funksionale. Demokracia funksionale është unitet në diversitet, unitet në mendime të ndryshme, unitet në transparencë, unitet në mirëbesim. Në një shtet ku ka vend për të gjithë të jetojnë dhe të bashkëpunojnë”, ka thënë Limaj, raporton “Epoka e re”.

Limaj ka ftuar edhe subjektet e tjera politike që të bëhen bashkë për të mirën e vendit. “Dyert tona janë të hapura”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), me qëllim të…