Limaj: Veprimet e çakorduara e dëmtojnë opozitën
24 shtator 2018
| 21:26
Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka thënë se veprimet e çakorduara e dëmtojnë opozitën.
“Unë e di që kam investuar për të pasur një opozitë të bashkuar, ka qenë investim i madh për të pasur një të bashkuar. Veprimet e çakorduara e dëmtojnë Opozitën. Opozita ka probleme brenda vetes, qoftë me kauza, qoftë në hapat që po i ndërmarrin. Nuk është lehtë për të pasur një Opozitë të bashkuar. Unë mendoj që mazhoranca e përgjithshme duhet të jetë e kujdesshme sepse çështja e mocionit mund të vijë brenda një momenti, në çdo rast. Nëse nuk ka angazhim ose përgjegjësi në punën që e bën. Mazhoranca që nuk punon i ndodhë”, ka deklaruar Limaj në emisionin “Zona B” në “Klan Kosova”.