Limaj: Veprimtaria e Shaban Viqës do të jetë përherë në kujtesën tonë

10 prill 2019 | 20:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Shaban Viça i njohur si baci.

Limaj e ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e tij.

Ka thënë se Shaban Viça gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjes kombëtare duke e shndërruar shtëpinë e tij në bazë të UÇK-së.

“Në dhjetëvjetorin e vdekjes së atdhetarit dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shaban Viqa, i njohur si “Baci”, në një akademi përkujtimore kujtuam dhe nderuam jetën dhe veprën e tij”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Limaj ka thënë se veprimtaria dhe angazhimi i Shaban Viqës në funksion të çështjes kombëtare do të jetë përherë në kujtesën tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon t’i qëndrojë prapa refuzimit…