Limaj: Vetëvendosje të lëshojë rrugë

25 prill 2025 | 11:45

Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të tjera parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

“Besoj se tashmë është bërë e qartë se partia që i ka fituar zgjedhjet nuk i ka votat dhe është koha të lëshojë rrugë për të krijuar një shumicë e cila do t’i themelonte institucionet”, ka thënë Limaj për gazetarë.

Ai ka treguar se partia e tij nuk ka marrëveshje politike me asnjë parti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit kundër Crystal Palace, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta…