Limaj viziton babanë e ish-presidentit Thaçi

23 korrik 2022 | 10:55

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me bashkëpunëtorë ishte për vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku u prit nga babai i ish-presidentit baca Haxhi.

“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”.

“Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve kundër Rusisë në Ukrainë.…