Limaj viziton familjet e dy dëshmorëve, Valdet Sopi dhe Qamil Thaqi

22 maj 2021 | 12:35

Në 22-vjetorin e rënies së tyre, kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar familjet e dy dëshmorëve, Valdet Sopi dhe Qamil Thaqi.

“Në 22-vjetorin e rënies së tyre, i qendrova pranë nënës Kade Sopi, nënës së dëshmorit Valdet Sopi, që tashmë është 90 vjeçare, por që në kohë lufte, së bashku me bashkëshortin e saj, Çerkin Sopi, që në fillet e luftës, i ofruan gjithë meshkujt e familjes dhe tërë pasurinë për luftën e UÇK-së”.

“Nëna Kade Sopi, edhe pse tashmë me shendet jo të mirë ende i mbante të freskëta kujtimet e luftës çlirimtare të UÇK-së, kujtime të shumta, të cilat i evokuam bashkë me nënën Kade dhe familjarët e tyre, Elmi Sopi dhe Ismet Thaqi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti, shërbimi sekret rus i maskuar me një…