Limaj viziton Përfaqësuesen, merr dhuratë nga Vokrri
29 maj 2018
| 15:44
Para ndeshjes vëllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësuesen e Kosovës e ka vizituar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, i cili me këtë rast ka uruar presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe futbollistët për një lojë të mirë e vëllazërore.
Ndërkaq presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri e ka falënderuar Limajn për vizitën dhe me këtë rast ia ka dhuruar fanellën e Përfaqësueses.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet në Cyrih nga ora 20:00.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)