Limaj: Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar rreth situatës në veri.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.
“Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste. ‘Kur bie në gjumë me fëmijë, në mengjes zgjohesh i lagur’. (proverbë e njohur nga populli ynë)”, ka theksuar Limaj në një deklaratë për medie.
Limaj ka reaguar edhe ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
“Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq: Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE”, ka theksuar Fatmir Limaj.