Limaj: Votimi pro liberalizimit të vizave, lajm i madh për Kosovën
13 shtator 2018
| 13:23
“Votimi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian është lajm i madh për qytetarët e Kosovës”, kështu ka thënë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.
“Ne presim që jo shumë larg, qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, gjë të cilën e meritojnë. Falënderoj deputetët e Parlamentit Evropian për votimin PRO liberalizimit të vizave!”, ka shkruar zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
/Epoka e re/