Limaj: Vota e sotme, siguri për vendin
06 tetor 2019
| 11:29
Votën sot e ka hedhur edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj.
Ai pasi ka dalë nga qendra e votimit ka folur për media duke thënë se është i bindur dhe pret që procesi i sotëm i votimit t’i jep siguri, perspektivë dhe mundësi të jashtëzakonshme vendit për t’i bërë hapat e duhur.
“Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet, në këtë ditë me diell për të dalë e votuar sipas bindjeve të tyre, që sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që i siguron siguri dhe perspektivë vendit tonë”, ka thënë Limaj.
“Jam i bindur dhe shpresoj që vota e sotme e qytetarit do të jetë siguri e vendit, perspektiv dhe mundësi e jashtëzakonshme për të bërë hapat e duhur”, ka thënë Limaj.