Limaj: Vrasja e Ivanoviqit, akt i shëmtuar dhe qyqarë
16 janar 2018
| 12:11
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Limaj e ka vlerësuar si qyqarë dhe të shëmtuar vrasjen e Ivanoviqit.
Ai ka ftuar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autoret e krimin të marrin dënimin e merituar.
“Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, është akt i shëmtuar dhe qyqar. Ftoj institucionet përgjegjëse që sa më shpejt t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar”, është thënë në reagimin e kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt.