Limaj: Vuçiqi me retorikë luftënxitëse si Millosheviqi, po përgatitet ta destabilizojë rajonin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me retorikën e tij luftënxitësi si ish shefi i tij Sllobodan Millosheviq, duke i frikësuar qytetarët serb dhe duke fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizoj rajonin.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Vuçiq është duke i përdorur bashkëqytetarët serb të Kosovës, duke i dhënë presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.
Postimi i plotë i Limajt:
Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, me retorikë luftënxitëse si ish-shefi i tij Millosheviqi, duke i frikësuar qytetarët serbë dhe fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizojë rajonin, gjithmonë duke i përdorur bashkëqytetarët tanë serbë të Kosovës, të cilët janë në presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.
Me paralajmërimet e vazhdueshme se do të marrë masa duke përcaktuar afate kohore, tregon se ai po tenton t’i përdorë edhe këtë herë serbët e Kosovës për interesa të veta.
Në fakt, kjo është shkolla e Millosheviqit që Vuçiq me shumë përkushtim po mundohet ta imitojë ish shefin e tij në çdo gjë.
Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.
Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston.
Porosia ime për të është ta pranojë realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit. FL