Limaj: Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi, prioritet i Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet i institucioneve shtetërore.
Limaj në 20-vjetorin e vrasjes se tyre nga regjimi i atëhershëm serb, ka thënë se kryerësit e këtij duhet të dalin para drejtësisë.
“Sot u bënë 20 vjet kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtarë të mi u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit të atdheut. Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet yni dhe në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/