Limaj: Zëri i çlirimtarëve duhet të jehojë fuqishëm në parlament

27 janar 2021 | 22:13

“Më shumë se kurrë sot kauzës sonë i duhet mbështetja që po na jep Vitia dhe Anamoravë në përgjithësi, që zëri i çlirimtarëve të jehojë fuqishëm në Parlament dhe kudo në kryeqendrat evropiane ku diskutohet për Kosovën”, kështu ka thënë lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se Nisma ka dalë me kauzën për rikthimin dhe fuqizimin e të kaluarës sonë.

“Ne kemi dalur me kauzën tonë për rikthimin dhe fuqizimin e të kaluarës sonë, sepse lufta e UÇK-së është çelësi i të ardhmës sonë. Po i primë kësaj kauze kombëtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse djemë dhe vajza anekënd vendit, sot kanë nevojë të degjojnë për kontributin e prindërve të tyre gjatë luftës, kanë nevojë të degjojnë për sakrificën e luftën e shenjtë të Ushtrisë sonë Çlirimtare”, ka deklaruar ai.

Limaj ka pohuar se “zërat në rritje qe po na thonë se na keni lodhë me luftën e UÇK-së, janë duke na thënë harrone të kaluarën dhe historinë e lavdishme, por e kanë të kotë, sepse ne jemi këtu, ne jemi ata që bashkë me njerëzit e mirë të Anamoravës dhe gjithë vendit, do të punojmë çdo ditë që zëri i Çlirimtarëve dhe i vlerës së UÇK-së të dëgjohët sa më fuqishëm. #MeÇlirimtarët”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas inaugurimit të laboratorit me metodën RT-PCR në Qendrën Rajonale…