Limaj: Zgjidhja më e mirë, dorëheqja e Kurtit

16 mars 2023 | 21:57

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se në këtë fazë të marrëveshjes mes Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.

Sipas tij, Kurti ka sjellë një marrëveshje të keqe për Kosovën dhe se duhet të shkojë në shtëpi.

“Në vend që me fol pasojat e vendit, ne flasim për fatin e kryeministrit. Nuk duhet me fol per fatin e tij, ne fund të flasim për pasojat e vendit. Zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja e kryeministrit. Një kryeministër që ka sjellë një marrëveshje kaq të keqe, duhet të shkoj në shtëpi për gabimet që ka bërë. Ai duhet të marrë pasojat dhe të shkojë në shtëpi. Një njëri me integritet me dashtë vendin e bën këtë punë dhe bëhet i përgjegjshëm para qytetarit”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Sipas tij, Kurti para populli del pa u skuq fare e thotë se nuk ka negociuar.

“Ky pa u skuq hiq del para popullit thotë jo nuk kam negociuar. Ma kanë qit në tavolinë. Ky duhet të ndihet i poshtëruar”, përfundoi Limaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e…