Limaj: Zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese

22 janar 2025 | 15:54

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati  për deputet, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka vizituar fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj.

Me këtë rast, Limaj ka thënë prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, vizitova fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj, ku nga afër u njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat përballen në vazhdimësi”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Limaj ka thënë se qeverisja aktuale nuk i sheh bizneset vendore si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit.

“Për fat të keq, qeverisja aktuale bizneset vendore nuk i sheh si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit. Prandaj, 9 shkurti është dita e koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA. Fuqizimi i prodhuesve vendorë ofron zhvillim, mirëqenie dhe avancim. Prandaj, ne zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese”, ka shkruar Limaj, i cili ka qenë i shoqëruar nga kandidati për deputet Endrit Shala, i cili në listën e kaloicionit për “Kosovën Fituese” mban numrin 22.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve…