“Limak” investon 3 milionë euro në aeroportin “Adem Jashari”

01 korrik 2019 | 14:34

Kompania “Limak”, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar përgatitjet dhe investimet e bëra për sezonin e verës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me këtë rast, Haldun Firat Kokturk, drejtor gjeneral i aeroportit, ka bërë të ditur shumën e investimeve që janë bërë këtë vit në ANP “Adem Jashari”.

“Për  herë të parë me këto pajisje kemi investuar 3 milionë euro dhe kemi rritur edhe kapacitetin e operimeve  tona dhe kemi investuar  600 mijë euro në IT. Përveç kësaj duam të  arrijmë kënaqësitë e udhëtarëve. Operacionalisht jemi ndër kompanitë më të suksesshme në rajon”, u shpreh ai.

Kokturk po ashtu, ka thënë se falë investimeve dhe punës së madhe këtu në aeroportin e Prishtinës, numri i udhëtarëve është rritur për 20 për qind. “Parashikimet për korrik janë se do të kemi një rritje për 20 për qind, kjo do të thotë se për herën e parë ne historinë e Kosovës, do të ketë me shumë se 300 mijë udhëtarë brenda një muaji. Sigurisht se këto rritje të vazhdueshme sjellin përgjegjësi të reja”, ka deklaruar ai.

Kurse, Shpend Maliqi komandant i policisë ne aeroport tha së janë të përgatitur të jenë në shërbim 24 orësh. “Sikur që tha drejtori në presim një fluks të madh te qytetarëve. Për dy muaj do të kemi 600 mijë udhëtarë. Na kemi 24 orë me kapacitete  200 për qind. Kemi filluar patrullimin me armë të gjata”, u shpreh Maliqi.

I pyetur se sa është numri i pjesëtarëve të sigurisë në këtë sektor?,  ai ka thënë se janë 105 dhe se ky numër do të rritët. “Komplet staf jemi 105, besoj se numri do të rritet”, është shprehur Maliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozë e tenisit janë në pritje të eventit më të…