Limani: Biblioteka “Fan S. Noli” pati 59 mijë lexues në vitin që lamë pas
Vit të suksesshëm e ka paraqitur vitin që e lamë pas ushtruesja e detyrës së drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, duke thënë se falë bashkëpunimit me të gjithë akterët ka arritur të realizojë në përpikëri planifikimet. “Gjatë këtij viti janë mbajtur qindra aktivitete kulturore, sportive dhe për rininë e Gjilanit, me një numër impresiv qytetarëve që na kanë ndjekur”, ka thënë Limani në konferencën për gazetarë.
Limani ka theksuar se në bibliotekën e qytetit ‘Fan S. Noli’ në vitin 2019 janë regjistruar 4 433 anëtarë të rinj, mbi 59 mijë persona kanë qenë lexues dhe shfrytëzues të sallave të leximit, ndërsa mbi 35 mijë libra janë huazuar. “Po ashtu, janë promovuar 21 autorë, në mesin e tyre edhe autorë të huaj”, ka deklaruar Limani.
Ndërsa sa i përket teatrit të qytetit, Limani ka thënë se me vetë faktin se kryetari Lutfi Haziri e ka shpallur për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si drejtorinë e vitit 2019, tregon se ka qenë një storie e suksesit.
/Epoka e re/