Limani: E vështirë përballja me Malishevën
Kapiteni i Dritës, Ardian Limani në konferencën para ndeshjes ndaj Malishevës në Superligë, ka thënë se skuadra gjilanas është e gatshme për sfidën që pritet të jetë e veshtirë.
Limani ka deklaruar se Malisheva do të mundohet të tregojë kualitetin edhe ndaj Dritës.
“Edhe ne si lojtar jemi të gatshëm për këtë sfidë, e cila mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, pasi KF Malisheva këtë vit janë pjesë e Superligës dhe është një skuadër entuziaste që do të mundohet ta tregojnë veten edhe ndaj nesh. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në këto dy javë dhe futbollistët e rinj janë ambientuar shumë mirë, jemi komponuar, sepse të gjithë janë futbollistë të një niveli të lartë, kuptojnë kërkesat e trajnerit dhe janë mishëruar shumë mirë”, ka thënë Limani.
/Epoka e re/