Limani: Ja pse nuk u transferova në Shqipëri   

17 tetor 2019 | 18:29

Kapiteni i Dritës së Gjilanit, Ardian Limani, ishte pritur që në aftin kalimtar të verës të transferohet në futbollin e Shqipërisë, por ky transferim dështoi në çastet e fundit.

Limani ka zbuluar arsyen e mostransferimit të tij në Shqipëri e që, sipas tij, nuk ndodhi për shkak të kushteve financiare. Limani ka shkuar edhe më larg, duke thënë se tash diferenca e tregut është ngushtuar dhe se skuadrat nga Shqipëria e kanë vështirë të marrin futbollistë nga Kosova.

“Kisha oferta konkrete nga Partizani i Shqipërisë, por nuk ndodhi transferimi për të vetmin arsyeje: kushtet financiare. Mendoj se Kosova i është afruar ndjeshëm tregut të Shqipërisë, andaj e ka të vështirë që të marrë lojtarë nga këtu. Këtë e dëshmon edhe ardhja e shumë lojtarëve nga Shqipëria në Kosovë”, ka deklaruar Limani për “Epokën e re”.

Mbrojtësi i njohur poashtu ka konfirmuar se edhe pas afatit kalimtar të janarit, pra në sezonin pranveror, do ta djersijë fanellën e skuadrës së Dritës. Klubi nga Gjilani i Dritës, që ishte kampion i Kosovës në edicionin 2017/2018, aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 18 pikë, kurse Ballkani është në vendin e parë me 20 pikë.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letra ku Presidenti Trump i drejtohet homologut të tij turk,…