Limani: Përfshirja e RTK-së në Ligjin e pagave, ditë e keqe
Pas votimit nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për pagat në sektorin publik, RTK-në e vë nën kontroll përmes kontrollit financiar, ka reaguar i drejtori i Përgjithshëm në detyrë dhe Menaxhmenti i RTK-së.
“Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për përcaktimin e koeficientit te drejtorit te përgjithshëm të RTK, brenda Ligjit për Paga, është një vendim i cili më së paku ka të bëjë me vetë postin por në substancë ka të bëjë më vendimmarrjen për paga të të punësuarve në RTK, pra më pavarësinë financiare si parakusht për pavarësinë editoriale”, thuhet në reagimin e drejtorit të Përgjithshëm në detyrë dhe Menaxhmentit të RTK-së.
Reagim i plotë i drejtorit të Përgjithshëm në detyrë dhe Menaxhmentit të RTK-së:
Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për përcaktimin e koeficientit te drejtorit te përgjithshëm të RTK, brenda Ligjit për Paga, është një vendim i cili më së paku ka të bëjë me vetë postin por në substancë ka të bëjë më vendimmarrjen për paga të të punësuarve në RTK, pra më pavarësinë financiare si parakusht për pavarësinë editoriale.
Me ligjin për RTK, i cili është në fuqi dhe me atë që është në procedurë, duke pasur pë bazë normën së pavarësia financiare është parakusht i pavarësisë editoriale, çështja e pagesave për të gjithë të punësuarit dhe drejtuesit e RTK është lënë brenda instancave të RTK-së.
Vazhdojmë të besojmë se me Ligjin e ri për RTK do të largohet në masë të nevojshme financimi i RTK nga instiucionet me karakter politik, me çka do të krijohen bazat për rikthimin e vendimmarrjes financiare brenda RTK-së.
Ftoj të gjitha palët e interesuara që të fokusohen në Ligjin e ri për RTK, ku duhet të garantohet pavarësia financiare dhe editoriale e RTK, si një çështje e pandashme.
Sot është një ditë e keqe për RTK!
Por, me besim në përkushtimin e shoqërisë së Kosovës për vlerat evropiane perëndimore, ku pavarësia e transmetuesit publik është vlerë, mbesim optimistë se situata e krijuar është një situatë e përkohshme.
Rikujtojmë të gjithë se janë instancat politike ato që vazhdojnë ta mbajnë RTK brenda buxhetit të shtetit, dhe se kjo situatë e financimit nuk është vullnet i asnjë përbërje të deritashme të Bordit, të Menanxhmentit dhe as e stafit të RTK.