Lind gruaja e infektuar me Covid-19, priten rezultatet për foshnjën
03 korrik 2020
| 15:45
Në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së është duke u trajtuar një grua e cila ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.
Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.
Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente. Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar. /Kosovapress/