Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, sivjet iu nënshtrua një ndërhyrje estetke të quajtur BBL.
Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e dhjamit të pastër nga zona e barkut dhe transferimin e tij në vithe.
Ndërhyrja e realizuar muaj më parë ka shkuar me sukses, teksa në një intervistë për “Prive”, ka treguar detaje nga ky operacion.
Halimi bëri të ditur se tri ditët e para ishin më të rënda, pasi ishte detyruar të qëndronte tërësisht e fashuar.
Këngëtarja e hitit “Pa t’pa” vuri gjithashtu në dukje se vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj palestrës dhe me krenari tregon linjat e saj të trupit, të arritura si rezultat i përkushtimit të saj.
Linda përndryshe shquhet si një prej këngëtareve e cla ka bërë një ndryshim drastik në trupin e saj, duke hequr kilogramët e tepërt dhe ndryshuar tërësisht vijën e saj trupore.