Linda Halimi: Kam pasur të dashur një bukuroshe nga Prishtina
Big Brother Vip Kosova është në qendër të vëmendjes kohëve të fundit , pasi shumë situata dhe dinamika po ndodhin dita ditës.
Gjatë mbrëmjes, ku ishte dhe darka e të nominuarve, pjesëmarrëse ishte edhe Linda Halimi.
Pyetjet kësaj here ishin të bëra nga vet banorët, dhe një ndër pyetjet për Linden, ishte se “Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi.
“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja
Kjo pyetje vjen si pasojë e spektaklit të para një jave, ku ajo ishte ngacmuar Santiana se nëse i pëlqenin femrat, dhe Linda e pranoi publikisht se para se të martohej ka qenë në lidhje edhe me persona të gjinisë së njëjtë.