Lindita Bimi “Jam e shtrenjtë si kokaina” zbulon çfarë i thanë djemtë për klipin “hot”
“Coco” është kënga e parë e ish-konkurrentes së “Për’puthen +40”, Lindita Bimi, e cila është komentuar shumë për titullin dhe videoklipin “hot”. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi se çfarë komentesh ka marrë nga dy djemtë e saj dhe ndjekësit.
“Djemtë më thonë pse ashtu me rroba banje, e unë ju thashë është në pishina, me çfarë të shkoj. Vetëm ky ka qenë komenti i djemve. Ka pasur shumë komente nga publiku, sidomos për veshjen time, se jam shumë e zhveshur. Nuk u kam kthyer përgjigje, se duhet ta kuptojnë se në plazh dhe pishina nuk shkohet e mbuluar, por me rroba banje. Edhe po të jem 60 vjeçe, mund të bëj klipe të tilla. Ça ka një 20 vjeçare më shumë se një 60-vjeçare? Do thuash rrudhat, por ka ardhur koha që edhe ato të largohen”, tha Bimi.
Kjo e fundit shtoi se kënga nuk është fiks siç e donte, por si herë e parë është mirë.
“Mua ma propozuan si tekst, më pëlqeu shumë dhe e këndova. Me titullin e këngës nuk kam dhënë një mesazh që të rinjtë apo të tjerët të provojnë kokainë. Unë thjeshtë them jam e shtrenjtë si kokaina. Klipin tjetër do e bëj diamant”, vijoi Lindita.
E pyetur nëse fiton para nga kënga, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” u shpreh se është e kënaqur nga vetja e vet.
“Nuk e kam bërë për para. Nuk e kam nisur për të fituar para, jam mirë ekonomisht. Në Instagram ka pasur komente pozitive dhe negative. Kur kam bërë regjistrimin e këngës kam pasur probleme me zërin, kam edhe tani për momentin. Nuk e krahasoj veten me artistët. Ato janë artistë, kot nuk quhen ashtu. Ato nuk kanë pse të tremben nga unë. Unë kam apo skam talent më pëlqen të provoj ato që dua. Nuk merrem fare me fjalët e të tjerëve, unë e di që në Shqipëri çfarëdo që të bësh, prapë do të flasin. Edhe në shtëpi të izolohesh, sërish njollën nga pas e ke”, tha Bimi, e cila shtoi se nuk e ndjen veten shumë të famshme.