Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë
10 shtator 2021
| 19:25
Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.
Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme.