LINDJA E SHTETEVE

28 dhjetor 2020 | 08:56

Poezi nga: Bella Hamvas
Përktheu: Ali Olloni

Lugina ngushtohet, dhe shtegtarëve
nga një vend i largët u duhet
të kalojnë nëpër një qafë mali.

Ka shumë shtegtarë, duken
tregtarët,
ka shumë tregtarë, duken
cubat,

ka shumë cuba, duken
policët,
për hir të mbrojtjes së policëve

duken nëpunësit,
për hir të mbrojtjes së nëpunësve

duken ushtarët
ka shumë ushtarë, shfaqen
laviret,

për hir të lartësimit të lavireve
u dukën poetet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina e zhvilluar nga kompania "AstraZeneca" dhe Universiteti i Oksfordit…