Lindsay Hoyle zgjedhet kryetar i Parlamentit britanik
05 nëntor 2019
| 11:32
Sir Lindsay Hoyle është emëruar kryetar i ri i Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik.
Hoyle në rrethin e katërt të votimit të fshehtë ka fituar 325 prej 540 votave dhe do të zëvendësojë John Bercow, i cili në këtë pozitë qëndroi dhjetë vite.
Në tre rrethet e para ai kishte fituar më së shumti vota në raport me gjashtë kandidatët tjerë për kryetar të Dhomës.
Hoyle është politikan laburist i cili ka ushtruar pozitën e përfaqësuesit parlamentar nga Chorley nga viti 1997.
Vitin e kaluar ai u shpall kalorës për rolin e tij në Parlament dhe në fushën politike dhe që prej asaj kohe është quajtur “sir”, shkruan “The Guardian”.
Në qershor të vitit 2010, ai u emërua nënkryetar i Dhomës së Komunëve.