
Lindsay Lohan thotë se albumi i saj po vjen në fund të shkurtit
19 janar 2020
| 13:40
Çfarë po presin fansat e Lindsay Lohan? Lindsay Lohan ka njoftuar se albumi i saj i ri “LL3” do të dalë në fund të shkurtit.
Këngëtarja 33-vjeçare e zbuloi këtë duke iu përgjigjur një fansi në “Instagram”. Fansi shkroi: “Shpresoj se do të kemi LL3 këtë vit” duke e postuar një fotografi të këngëtares në skenë. Kjo e fundit ia konfirmoi.